Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur hapur qefmbetjen me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Haradinaj, duke rrëfyer për zhvillimet në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur ditën e djeshme në Berlin, tha se Rama dhe Thaçi i bënë presion më tepër se shtetet e tjera, për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*