Ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë prej vitesh e ka humbur totalisht destinacionin e saj duke u mbuluar nga pirgje të mëdha mbeturinash, të hedhura vend e pa vend duke shkaktuar
hapësira të mëdha me tym të cilat e kthejnë zonën në një re të zezë për disa orë në ditë.
Pasojat e kësaj neglizhence shumëvjecare janë kthyer në gangrenë për banorët e zonës.

Për vet rëndësinë që kjo zonë ka, pasi prej aty, dikur startonte nisja e avionëve për fluturim, projekti i harruar parashikon ndryshimin rrënjësor të zonës.
Deputetja Vilma Bello jep lajmin pozitiv për projektin e Ish-fushës së Aviacionit.
“Po njësoj, siç edhe projekti i transformimit të një zone të stërvjetër të Durrësit, edhe hapësira e ish-Fushës së Aviacionit, rajoni 4, Vlorë, ndjen nevojën uritëse të transformimit rrënjësor të saj.
Kjo hapësirë, afërsisht 3 km/2, prej vitesh e ka humbur destinacionin e saj, duke shkaktuar shqetësim për banorët e kësaj zone.
Projekti i transformimit të saj, si një premtim për qytetarët e asaj zone dhe jo vetëm, do t’i japë jetë e atraksion të veçantë gjithë qytetit e zonës në veçanti .
Duhet të jemi e të angazhohemi të gjithë bashkë për zbatimin e një projekti që do ta kthejë Ish-Fushën e Aviacionit në një potencial turistik e që bashkë me investimet e tjera të premtuara për atë zonë e, më në fund në rrugën e zgjidhjes, jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve atje, por investimet e jashtëzakonshme në këtë qytet do të plotësojnë, me realizimin e këtij projekti, mozaikun e Vlorës sonë turistike”, pohon deputetja Bello.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*