Ndërkohë që opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë, po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Burimet bëjnë të ditur se Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend.

Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qevria është e vendosur të hyjë në  zgjedhje.

Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*