
Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka publikuar në Twitter kopje të dokumenteve zyrtare gjermane, që kanë të bëjnë me takimin e parë mes kancelarit të atëhershëm Helmut Kohl dhe presidentit të sapozgjedhur asokohe të Republikës së Kroacisë, Franjo Tugjman në korrik të vitit 1991.
Dokumentet zbulojnë, ndër të tjera, se tashmë në takimin e parë mes Kohlit dhe ministrit të tij të Jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Tugjman mbrojti ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.
Martens thekson se Tugjman ishte përpjekur të arrinte të Kohli për muaj të tërë përmes presidentëve të ndryshëm.
Në atë kohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u diskutua nëse Tugjmani duhej pritur fare për vizitë apo do ta përshpejtonte procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, gjë që Gjermania në atë kohë nuk e dëshironte.Në fund u vendos që gjithsesi të pranohej Tugjmani, sepse Republika e Kroacisë po bëhej gjithnjë e më e rëndësishme në krizën jugosllave, ndërkohë që institucionet federale po humbnin pushtetin.Argument shtesë për takimin e Kohl me Tugjmanin ishte fakti se në maj të vitit 1991, ai u prit nga kryeministri italian Giulio Andreotti dhe presidenti Francesco Cossiga, në mënyrë që gjermanët të mos ishin ata që krijuan precedent.




