Zv.kryeministri Erion Braçe ka zvilluar këtë mëngjes një vizitë në Kadastrën e Vlorës.
Mësohet se nr.2 i qeverisë ka bërë një inspektim nga ora 08:00 në Kadastrën e qytetit bregdetar. Ky institucion së fundmi është përballur me dorëheqjen e eprorëve.
Tre drejtorë brenda një muaji dhanë dorëheqjen në Kadastrën e Vlorës dhe sipas asaj që thuhet në media, shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.
I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazëraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri po ashtu të njëjtin veprim, duke lënë detyrën.
Zv.kryeministri Erion Braçe pasi ka qëndruar per disa minuta te dera e hyrjes së AShK
– së duke verifikuar orarin e punonjësve është përplasurë edhe me arrogancën e disa qytetarve, gjë te cilën punonjësit e këtij institucioni në këto kohët e fundit po e përballojnë përditë, ai u është përgjigjur duke i drejtuar për te sporteli i informacionit pasi atje të gjithë qytetarët kanë marrë përgjigje . Më pas Zv.kryeministri është drejtuar për në varrezat e dëshmorve me rastin e përvjetorit të Çlirimit të Vlorës ku ka mbajtur edhe fjalimin e rastit.




