Poeti dhe autori i mirënjohur nga Podujeva, Ilmi Tahiri, ka ndarë me lexuesit lajmin e gëzueshëm për botimin e dy librave të tij më të rinj, të cilët dolën nga shtypi pikërisht paradje, në Ditën e Alfabetit Shqiptar. Librat mbajnë titujt:

“Shqipëria do të ribashkohet përsëri”

“Fluturat e atdheut”  një libër i dedikuar fëmijëve

Këto botime të reja përmbyllin një cikël krijimtarie prej shtatë librash poetikë të autorit brenda pesë viteve të fundit, duke përfshirë:

  1. Sytë kah atdheu

  2. U ktheva atdhe

  3. Për ty Kosovë

  4. E bukura Shqipëri

  5. Për ty atdhe

  6. Shqipëria do të ribashkohet përsëri

  7. Fluturat e atdheut (për fëmijë)

Poeti Tahiri thekson se këto vepra janë rezultat i një pune të përbashkët dhe shpreh mirënjohjen e tij të thellë ndaj bashkëpunëtorëve dhe institucioneve që e mbështetën në këtë rrugëtim krijues. Ai falënderon:

Shtëpinë Botuese “Dardania” – Podujevë

Redaktorin: Rudi Berisha, poet dhe botues

Recensentin: Mustafa Ismaili, poet i mërgatës

Lektoren: Prof. Emrije Tahiri

Dizajnin & ballinën: Oriola Hyseni Tahiri

Radhitjen kompjuterike: Shaqir Tahiri

Shtypshkronjën “Shkrola”  Bardhosh, Prishtinë, me menaxher Naim Dushi

Sponsorët dhe mbështetësit financiarë

Në mesazhin e tij, poeti Ilmi Tahiri shpreh dëshirën që këto dy vëllime të reja poetike të “jenë dritë, dashuri dhe bekim për kombin dhe atdheun tonë të shtrenjtë”.

Krijimtaria e Tahirit mbetet e përkushtuar ndaj atdheut, kulturës dhe brezave të rinj, duke sjellë mesazhe uniteti, dashurie dhe frymëzimi. Librat e tij të rinj pritet të mirëpriten nga lexuesit e të gjitha moshave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*