Pre e dhunës në protestën e opozitës joparlamentare ranë edhe përfaqësues të medias. Protestuesit e opozitës sulmuan grupin e xhirimit te Report TV që shkoi për të tranmsetuar LIVE zhvillimet pranë Drejtorisë së Policisë, ku protestuesit u zhvendosën pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Militantët sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.

Protestuesit i zunë rrugën makinën brenda së cilës ndodheshin gazetarët dhe grupi i xhirimit. Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit të shpërthejnë në dhunë. Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona duke mos u lejuar të transmetojë në atë pjesë të zhvilimit të protestes tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Bashkë me këtë ekip xhirimi ka qenë gazetari i Report TV Arsen Rusta i cili thotë se fillimisht protestuesit kanë hedhur fjalë ofenduese në drejtim të tyre e më pas kanë kërkuar me forcë largimin e tyre. Në grupin e xhirimit ishin tre operatorë, një teknik direkte dhe gazetari Rusta

Më herët u sulmuan nga protestuesit edhe operatorët e ABC News, dy kameramanë të Top Channel, ndërkohë që protestuesit thyen edhe dronin e televizionit “Vizion Plus”.

Siç raportoi gazetari Andi Qosja nga ABC News, autorët kanë qenë 5 vetë dhe pasi hodhën disa bomba molotov në drejtim të Parlamenti, iu drejtuan operatorit dhe dëmtuan disa kamera dhe aparatura që shërbejnë për transmetimin live.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*