Eh kohë
Koha i bren pa ndalur kujtimet
Ndërsa shpirti im qëndron po njësoj,
Ah zemra ka raste pëson dëmtime
Kur heshtja më lidh fjalën e më lë pa gojë.
Ndodh përhumbem shpesh në kujtime
Kur drita shuhet e gjithçka bëhet terr,
Në komandën e muzës poetike
Udhëtoj në purgator,në parajsë e ferr.
Po koha i bren pa ndalur kujtimet
Dhe mua trishtimi me raste më kaplon,
Kur shpirti kalbet në dhimbje
Shemb ferrin dhe si shigjetë në parajsë shkon.
A ndihem mirë apo keq nuk e di?
Teksa shikoj tek digjen kujtime,
Vjetërohet e tashmja bëhet e shkuar
Nga kjo kohë e pakthyeshme.
Dhe e ardhmja rritet në moshë
Vazhdon ciklin e jetës pa ndalim,
E tashme njëherë,pastaj e shkuar,
Rezultati një rrugë pa kthim.
Autori: Denis Toçilla





