Ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari Fatos Metushi i cili ishte dënuar me 25-vjet burg për vrasje të kryer në vitin 1996. Metushi për shkak të rrethanave të ngjarjes që kishte kryer ishte shpall si një prej  22 më të kërkuarve në Tiranë.

Fatos Metushi lindur në Boçovë, Fier, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim” të personit S.A.

Historiku i  krimit të bërë nga Fatos Metushi:

Sipas policisë në vitin 1996 më 8 Mars,  Fatos Metushi ka vrarë me arme zjarri e më pas ka djegur personin S. A, i cili është vëllai i Edmond Arapit. Ky i fundit ka tentuar të hakmerret ndaj  Metushit por që nuk ka mundur ta vrasë.

Fatos Metushi ditën e vrasjes pasi e kanë masakruar e djegur viktimën së bashku me djalin e xhaxhait të vet Fredi Metushi, e kanë marrë kufomën dhe e kanë varrosur në fusha të fshatit Boçovë. Në ato vite Fatos Metushi u kap nga policia dhe u dërgua para drejtësisë. Gjykata e shkallës pare Fier e ka dënuar atë me 25 vjet burg. Pasi kreu afro dy vjet burg Fatosi Metushi, në trazirat e viteve 1997-1998 ka dalë nga burgu dhe është larguar jashtë kufijve të vendit derisa më pas u kap në Greqi.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*