Nga Genta Kaloci
Enveri – na mësoi ta duam me zor Shqipërinë!
(Ideja e marrë nga gjetja e vetvetes sime te materia e Jetonit.)
Në këto tre dekada e diçka gjithmonë dëgjoj zëra e mendime të ndryshme nga të gjitha grupet ideologjike, të majta, të djathta, të qendrës, paramilitare, kriminale, nacionaliste, balliste, fashiste, pseudokomuniste, komuniste se faji kryesor i kësaj derexheje ishte paaftësia e manaxhimit të pushtetit nga Nexhmija dhe Ramizi.
E marrim si të mirëqënë se vërtetë ata kanë një peshë të fajit që bazohej te frika dhe mungesa e lidershipit, por ku ishte ky popull që u rritëm me fantazitë e mitet se ishte një bashkësi e jashtëzakonshme.
– Ku ishte ky popull dhe strukturat shtetërore të mbronin gjithçka që ndërtoi e ta ruante si sytë e ballit ashtu siç i kishin premtuar vetes, familjeve, të parëve, brezave të ardhshme dhe i ishin betuar Atij Burri se do e mbanin këtë vend pa u rrëzuar? Është shumë e lehtë të ngrejmë gishtin e të tregojmë të tjerët se çfarë bënë e çfarë nuk bënë ndërkoh që, do duhej të pyesnim veten tonë në këto tre dekada e gjysëm se çfarë bëmë ne për të ruajtur, mbrojtur, zhvilluar atë që na lanë të parët.
Është e lehtë tu kërkoj prindërve të mi më shumë seç më ofruan, apo tu kërkoj përse nuk më lanë pasuri marramëndëse.
Mirë ore pyes veten, përse do duhej të më linin më shumë se aq dhe përse kaq?!
Mos u kap në ato që s’ke, ato që s’të la, ose ato që do doje të kishe, por që s’ti la. Vazhdo nga ato që ke dhe ec përpara pa shkatërruar gjithçka përreth si fëmi i llastuar.
Nëse futesh në qorrsokake të tilla asnjëherë nuk do gjesh thelbin e jetës për të jetuar jetën tënde, por do vish rrotull deri sa të të merren mendtë nga arroganca dhe egoizmi i pambushur dhe i paplotësuar.
Njeriu është mësuar të akuzoj të tjerët për paaftësitë, mangësitë, gabimet, keqmanaxhimet e tij. Kjo është mënyra më e lehtë për të mbrojtur veten në një xhungël ku mbizotërojnë instiktet, por në një shoqëri të zhvilluar do duhet të jenë të tjerë elementë parësor, ndërgjegjsimi, përgjegjësimi dhe përballja e problematikave me qëllim zgjidhjen e tyre.
Në këtë rast në luftën e shpallur kundër dyshes pas 85ës mendoj se është një padrejtësi, goditje e ulët poshtë mesit, duke marrë parasysh të gjithë punën arritjet deri në 85ën të cilët ishin pjesë e asaj makinerie të sukseshme.
Ata mund të kenë të gjitha fajet e botës, por Ne, ju, ata, ato, nuk kishim asnjë faj?
Si e shpjegoni faktin që dolën të gjithë me karta/vërtetime si të persekutuar për të vjedhur e plaçkitur veten nga vetja?
Por, çfarë ndodhi, do pyesni me të drejtë që arriti e mori peropinë vendi, shteti, kombi në këto tre dekada?
– Nga njëra anë ishte frika e justifikuar e një Gruaje të ve që humbi shtyllën, mbështetjen e saj me një pushtet apsolut e një popull të pa formuar, të pavetëdijshëm, të papërgjegjshëm jo i gatshëm dhe me instiktin shekullor të rrënjosur të Ikjes kur ndeshet me problemet.
– Nga ana tjetër me një sekretar copë mishi me dy sy si Ramizi dhe kjo situatë e pafavorshme bëri të mundur që të dilnin në pah të gjithë kërrmat dhe të gjenin mundësi zhvillimi të gjitha grupet e spiunimit të vendeve fqinje jo mike për ti sjellë gjërat deri në këtë ditë.
Në ato vite ndërmjetëse 85 – 91 u vu re sesa vlente ky popull, ky shtet, ky vend, ky komb, strukturat dhe institucionet e tij. Drejtuesit dhe nënpunësit nuk arritën të mbanin dot peshën e mbarëvajtjes së një shteti edhe në ato momentet më të vështira kur u humb ose u mungon lideri.
– Përse nuk na ruajtën drejtuesit që ishin stërvitur për kushte e rrethana të pafavorshme nga elementë të dyfishtë shkatërrues spiunazhi si berisha, hajdari, topalli, meta e të tjerë nga 85a deri sot? (Me shkronja të vogla se të tillë janë, njerëz të vegjël.)
Shtetet e mëdha, ato shtete që kanë peshë historike dhe kanë lënë hije të rëndë në skakierën botërore i karakterizon një veti se janë shtete të tilla, sepse edhe pa liderin, kryetarin mund të funksionojnë hallkat e tjera të makinerisë shtetërore.
Në kopshte e shkolla na mësojnë se në vështirësi e kushte të paparashikueshme duket karakteri, personaliteti i njeriut rrjedhimisht edhe i një populli. Në këto rrethana del në pah sesa ishte arsimuar, shkolluar, por që fatkeqësisht në të vërtetë ky popull tregoi se ishin trapa me patentë, jo të gatshëm, të pavendosur, të padisiplinuar dhe se vetëm frika i mbante, ndërkoh që ai sistem gjeneronte kritikën brenda vetes dhe llojit për të përmirësuar marrëdhëniet.
Fallsiteti, mediokriteti, servilizmi, frika ishin ato që vihen re në brezat për të cilët ishim krenarë artificialisht.
Si popull jemi rritur e mësuar me mite, gojëdhëna e përralla që janë rrënjosur thellë në Adn-në tonë kombëtare. Kjo është e mirë deri në një pikë të formimit dhe jo të futesh 100% në stimulimin e tyre duke anashkaluar realitetin, sado iluziv që jetojmë. Jetojmë me mite e përralla, sepse kemi frikë të pranojmë e të jetojmë realitetin, jetën ashtu siç na vjen në çdo kohë e periudhë. Shmangia sjell përsëritje të situatave, prandaj edhe ne si popull, komb përsërisim njëkohësisht aktet e patriotizmit madhështor e të tradhtisë më të madhe me personazhe të ndryshëm.
Si psikologe më duhet të flas hapur e të analizoj drejtë situatën në mënyrë që mos të lihen hapësira për përsëritje të sjelljeve të gabuara, por për ti nënvizuar, zëvendësuar ato me sjellje produktive dhe pozitive.
Pavarësisht se, nuk më pëlqen ti pranoj këto fakte për disa arsye psh. si njeri s’ma lejon egoja, si qytetare shqiptare është e vështirë të shqiptosh fjalë të tilla të rënda për veten, popullin tënd, por si psikologe nuk më lejohet të jem në mekanizmin e parë mbrojtës që është mohimi.
Fatkeqësisht këto tre dekada e gjys treguan më së miri se krimbi i vetkënaqësisë, lakmisë, grabitjes, pasurimit, përvetësimit, servilizmit ishin në genin e shoqërisë sonë që u mundua në 5 dekada të minimalizoj efektet shekullore të instikteve e për ta ngritur në nivelin e një qënie më të zhvilluar të ndërgjegjsuar e të vetëdijshme.
Ku ishte rezistenca intelektuale që shteti kontriboi 5 dekada për ta ngritur me mund, djersë, gjak, sakrifica, mangësi, që të shkollonte një popull të tërë pa diskriminime dhe të zhdukte analfabetizmin, rrënjën e gjithë të këqijave?
Kjo tregoi se ato pesë dekada investimi në shkollimin, arsimimin e brezave ishte djersë, punë artificiale e boshe dhe një mund i shkuar kot. Sepse kur ishte nevoja të tregonin aftësitë e tyre ja mbathën në të katër anët e botës siç kanë bërë përherë në shekuj.
Prandaj mos paragjykoni lehtë ata të “dy të paaftët”, në një kohë që duhet të pyesni veten dhe të tjerët, se përse nuk funksionuan të gjithë hallkat shtetërore si në vendet e tjera.
Ku ishin institucionet, strukturat shtetërore, populli, intelektualët e arsimuar nga paret tona, atdhetarët, patriotët, oficerët, agjenturat, gjeneralët, profesorët që duhej të tregonin veten e të mbronin shtetin me jetën e tyre, ashtu siç i ishin betuar Atij Burri dhe këtij kombi në momente të vështira.
Prilli i 85ës tregoi se ky popull është i çalë, pa shtyllë kurrizore, u shit, u dorëzua, u kurvërua, u drogua me çmimin e parë që i dhanë në pazar.
Fajin, nuk e kanë as Enveri, as e veja e tij e as ramizi (aq ishte i shkreti).
Fajin e kemi të gjithë Ne, që për të disatën herë e shitëm këtë vend në të gjitha format e mundshme sapo na u dha shansi e mundësia e parë si para ’12ës, ’29, ’39ës, -44ës, ’90ës edhe pas 90ës.
E shitëm për një vizë, një palë xhinse, për një orë, për një sapun me erë e me shumë ngjyra. E shitëm për një biletë apo për një pashaportë, e shitëm për një rrogë, truall apo për një qokë. E shitëm e kurvëruam, sepse të tillë jemi, sepse nuk dimë të jetojmë e të marrim përgjegjsitë tona kur duhet. Nëse në kohën e Xhaxhit ishim të përkëdhelurit e kohës, sistemit, pas tij s’patëm dhe as zhvilluam këllqe, që ti pranojmë gabimet, fajet në kohën, vendin e në momentin e duhur.
– Me të drejtë më kthehet dikush aty nga ju duke më bërtitur;
Moj trape e kupton ti që e gënjyen këtë popull me çekun e bardhë, karamelen e kapitalizmit se deti u bë kos dhe u mungonin lugët e floririt dhe iu futën me not?!
Unë i përgjigjem, se populli nuk është fjalë e rënë nga qielli, e shkëputur nga konteksti dhe thelbi, por është gjithësecili nga ne.
Populli, jemi unë, ti, ajo, ne, ju, ata, ato dhe kur secili nga ne në shkallë vetjake (formimi, shkollimi, edukimi familjar, ndërgjegjsimi kombëtar) nuk gënjehet, por bën pjesën e tij në mënyrë të vetëdijshme, atëherë nuk ka çek, as pluhur i bardhë dhe as hashash që ta gënjej njeriun në shkallë individuale, por as popullin në shkallë të përgjithshme.
Shkencërisht u konfirmua teza, se Analfabetizmin mund ta zhdukësh statistikisht, por eksperimenti i Hoxhës me realizmin socialist tregoi se, nuk mund ta ç’rrënjosësh injorancën, shejtanllikun, djallëzinë, ligësinë, babëzinë shekullore në vetëm pesë dekada, pavarësisht punës kolosale që mund të fshihet nga pas. Shkencat sociale kanë rezultuar se jo të gjithë individët pavarësisht se janë në kushte, mundësi e të drejta të barabarta arrijnë zhvillim në nivele të njëjta e të njëkohësishme.
Këto gjetje kanë kosto marramëndëse që ndikojnë burimet njerëzore, i cili është thelbi i sistemit socialist dhe ndikon në cilësinë e produkteve dhe rrjedhimisht të jetës së tij.
Deri në momentin që të pranoni e të ballafaqoheni me veten dhe të vërtetat tuaja do vazhdoni të flisni e të veproni me brroçkullat e gjuhës së dështakëve, të paftëve, intelektuhalëve dhe të pseudodhjerokratëve që i masin gjërat me zigin e fitimeve personale dhe jo me peshoren e së drejtës dhe së vërtetës në dobi të shoqërisë.
Mos lejoni që inati juaj t’ju kthej në viktimë të vetvetës të shpërdorur kriminalisht nga kupola e jashtëqitjes. Qëndroni vigjilent ndaj këtyre mikrobeve. Jepini secilit atë që i takon, as më shumë e as më pak si në merita edhe në përgjegjsi e detyrime.
Mos lejoni me dije ose pa vetëdije të bëheni pjesë e baltës që hedh klasa politike për përfitimet dhe interesat e saj ndaj jush dhe historisë suaj. Ata gjithmonë do ju japin plumbin e shqelmin, ashtu siç ju kanë dhënë prej 29 vitesh në pushtet.
Mos prisni shpëtim nga kriminelët dhe banditët, ata gjithmonë do gjejnë një mënyrë që t’ju nënshtrojnë. Ju duhet të keni dy mënyra të tjera sesi ti mposhtni ata, bazuar në fitoret e së shkuarës të kombit tonë.
Prandaj mos e ulni kokën e mos u ligështoni, Shqipëria gjithmonë e ka pritur edhe birin e mirë edhe atë planprishës, por të ndërgjegjsuar në gjirin e vet.
Enveri na mësoi ta duam veten, njëri tjetrin dhe Shqipërinë me zor. Prandaj si çdo gjë me zor nga aspekti psikoemocional nuk zgjat për shumë kohë dhe gjithkush e nxjerr kokën herët ose vonë. Ashtu siç e nxorrën të gjithë në këto dekada dekadence dhe degradimi mbarëkombëtar.
E treguan veten sesa meritonin, vlenin pas 85ës e këtej.
Shënim. Titulli i huazuar nga Mirfat Sope.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*