Portugalia i është falur një Cristiano Ronaldo fenomal për të siguruar finalen e Ligës së Kombeve për grupin A.

Ylli i Juventusit ishte fantastik në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës, me 34 vjeçarin që shënoi një tripletë personale, duke u futur edhe në historinë e turneut. Ai realizon tripletën e parë në këtë fazë të kompeticionit.

Ronaldo realizoi në minutat 25-të, 88-të dhe 89-të, duke zhvlerësuar rrjetën e Rodriguez në minutën e 57-të. Një rezultat që nxjerr jashtë turneut dy shqiptarët, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, të cilët tashmë duhet ta shikojnë finalen nga shtëpia.

Në finale, Portugalia do të pres fituesin e çiftit Holandë-Angli, takim i cili do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjte. Finalja e madhe luhet të dielën e 9 qershorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*