Nga Agron  Brataj

Flamurtari ka zyrtarizuar një përforcim të bujshëm në merkato, duke afruar në radhët e tij mesfushorin spanjoll Hoze Rodrigez, një emër që ka shkelur fushat e Champions League me fanellën e Real Madridit. Lajmin e konfirmon “Albania times”, që raporton se lojtari 30-vjeçar ka hedhur firmën me klubin vlonjat.

Rodrigez u promovua te skuadra e parë e Realit nga Jose Mourinho, i cili i besoi debutimin në vitin 2012. Në atë kohë, ai ishte një prej talenteve më premtues të akademisë madrilene dhe arriti të shënonte edhe një gol në një ndeshje të Kupës së Mbretit me “Los Blancos”.

Mesfushori me tipare organizative vjen te Flamurtari pas një periudhe të shkurtër mungese nga futbolli aktiv. Klubi i tij i fundit ishte Adana Demirspor në Turqi, ndërsa gjatë karrierës ai ka luajtur edhe në kampionatet e Spanjës, Gjermanisë, Izraelit, Holandës dhe Belgjikës, duke përvojë të konsiderueshme në nivele të ndryshme të futbollit europian.

Aktualisht, vlera e tij në tregun ndërkombëtar, sipas “Transfermarkt”, është 350 mijë euro, çka e bën këtë një ndër lëvizjet më të rëndësishme të kësaj vere për Flamurtarin. Klubi kuqezi duket i vendosur për të investuar seriozisht, me qëllim rikthimin në elitën e futbollit shqiptar dhe arritjen e objektivave pjesmarrjen nëkompeticionet Europiane/


albaniatimes,al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*