Agron Brataj

E vërteta që s’të thonë kurrë

Gënjeshtra më e madhe që mund të dëgjosh ndonjëherë është,
“Jeta nuk është e lehtë.”

Kështu të bëjnë të besosh, që të ndalosh, të humbasësh shpresën, të zhytësh veten në errësirë e të ndalosh së ëndërruari.
Por e vërteta është krejt ndryshe.

Çdo gjë bëhet e lehtë në jetën tënde  mjafton të mos ndalesh.

Rruga s’është gjithmonë e drejtë, por çdo herë që bie, mund të ngrihesh përsëri.
Çdo herë që rrëzohesh, fiton forcë.
Asgjë nuk mund të të ndalojë nëse ke një qëllim, nëse zemra jote digjet nga dëshira për të ecur përpara.

Njerëzit do të tregojnë anën e tyre më të errët, do të përpiqen të të ndalin, do të vënë pengesa në udhën tënde.
Por kujto: askush s’mund të ndalë dikë që nuk dorëzohet.

Ngrihu. Ec. Ëndërro. Dhe mos e harro kurrë  jeta bëhet e lehtë kur ti vendos të mos ndalesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*