Gripi i syrit është një epidemi që po prek një numër të lartë qytetarësh dhe përhapet me shpejtësi. Sikur njihet në gjuhën popullore, gripi i syrit është një infeksion viral që prek sytë, sidomos me fillimin e virozave të stinës. Është një ndër sëmundjet më ngjitëse nga patologjitë që ka syri dhe ngjitet nëpërmjet kontaktit me personat e tjerë.

Okulisti Rubin Topi, shpjegoi për Report Tv, simptomat që shfaq ky virus, i cili nëse nuk trajtohet, mund të cojë deri në humbje të shikimit.  “Simptomat kryesore janë një diskomfort, një ndjenjë sikur ke dicka në sy, si zhavorr, si një send i huaj nën kapak, brenda në sy. Skuqje të theksuar të syrit, sekrecione në formën e sklepave sidomos në mëngjes, personi zgjohet me kapak të ngjitur nga sklepat, që gati gati nuk I hap dot, ndonjëherë detyrohen ta hapin syrin me dorë ngaqë kapakët kanë ngjitur nga sklepat, kjo është tipike. Indikacione të tjera janë nëse  pacienti ka pasur afër një person që e ka pasur këtë, pra  sy të acaruar, që mund t’ia ketë ngjitur dhe nëse ka qenë ai apo familjar i tij me virozë apo me grip. Pra dhe këto indikacione janë tipike që e tregojnë”-u shpreh Topi

Po ashtu okulisti Topi tregoi se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit  ka patur një numër rekord të vizitave nga persona  të prekur nga ky infeksion. “Ka pasur një numër rekord që ne nuk e kemi hasur asnjë vit tjetër. Ndoshta nuk kemi 100% një statistikë të saktë por numri ka qenë tepër i lartë në krahasim me vitet e tjera, pra ketë vit ka thyer cdo rekord”-tha okulisti

Kjo epidemi prek të gjitha grupmoshat, por më të riskuar janë personat me imunitet të ngadaltë, ose mosha e thyer. Ndërsa tek fëmijët kjo epidemi është përhapur më me shpejtësi, pasi ata qëndrojnë dhe në ambiente kolektive, si kopshte e shkolla. Në raste të tilla duhet shmangur dërgimi i fëmijëve të infektuar në këto institucione.

Por ka dhe disa masa paraprake qe duhen marrë për të shmangur virusin dhe për mospërhapjen e mëtejshme të tij, ku më kryesore janë masat higjienike dhe higjiena personale.  “Masa paraprake patjetër janë kushtet higjienike, larja sa më shpesh e duarve, kujdes me sendet personale, peshqiri të jetë personal, pra higjiena ka shumë rëndësi. Nëse një person e ka këtë infeksion të kenë kujdes në kontaktin me këtë person, takimi qoftë dhe afërsia me këtë person mund të kalojë.

Këta persona për të ruajtur dhe mos të përhapet shpesh dhe në popullsi, duhet të kenë kujdes, të evitojë pishinat,të evitojnë larjet në det,sepse personi që e ka infeksionin, nëpërmjet ujit mund t’ia transmetojë të tjerëve, kështu që dhe kjo do shumë kujdes. Pra masat kryesore janë masat higjienike dhe higjiena personale”- u shpreh okulisti Rubin Topi Kjo epidemi zgjat nga dy deri në tre javë, por ka pasur dhe raste që ka zgjatur deri në 6 jave, por kjo varet nga grupmosha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*