Netanyahu i prerë: Asnjë marrëveshje e pjesshme për Gazën Trump kundër. Ben Gvir Aktivistët e Flotiles Global Sumud do trajtohen si terroristë.

Një cisternë izraelite goditet me raketë në Detin e Kuq nga Houthit.

Flotilja Globale “Sumud” rifillon misionin nga Barcelona. Në bord edhe Greta Thunberg.

Barcelona – Pas një ndalese të përkohshme për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike, Flotilja Globale “Sumud” është nisur sërish nga porti i Barcelonës me qëllimin për të çarë bllokadën detare izraelite dhe për të sjellë ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës. Në këtë mision përfshihet edhe aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg, dhe transmetimi i nisjes u bë drejtpërdrejt nga televizioni publik spanjoll TVE.

Flotilja përbëhet nga disa anije të cilat, pasi u detyruan të ktheheshin dje për shkak të erërave që kalonin 30 nyje, sot mëngjes janë përgatitur me përforcime logjistike: u ndërruan disa ekuipazhe, u shtuan furnizimet dhe u riparuan problemet e internetit. Organizatorët thonë se synimi është të mbërrijnë në brigjet e Gazës brenda 15 deri në 20 ditësh. Ato do të bashkohen me anije të tjera që pritet të nisen nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia.

Ndërkohë, në nivel politik dhe ushtarak tensionet janë gjithnjë në rritje. Lëvizja palestineze Hamas ka refuzuar një propozim të ri nga Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se “Gaza nuk është në shitje”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur kategorikisht kundër çdo marrëveshjeje të pjesshme për Gazën, duke theksuar se presidenti Donald Trump është kundër një qasjeje të tillë.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka deklaruar se aktivistët ndërkombëtarë të flotiles Sumud do të trajtohen si terroristë, nëse tentojnë të thyejnë bllokadën.

Në të njëjtën kohë, grupi rebel Houthi në Jemen ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë kundër një cisterne izraelite në ujërat e Detit të Kuq – një tjetër episod në përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Kriza politike në Izrael, Ku ishit më 7 tetor?  Shefi i IDF shpërthen ndaj qeverisë

Tel Aviv

Gjatë një mbledhjeje të tensionuar të kabinetit izraelit, shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjenerali Eyal Zamir, ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjësisë lidhur me sulmet e 7 tetorit 2023.

Sipas kanalit izraelit Channel 13, Zamir u drejtua me ironi ministrave duke thënë

“Mirëmëngjes, ju jeni qeveria e 7 tetorit. Kujtoni tani të flisni për disfatën e Hamasit? Ku ishit më 7? Më 8? Më 9 tetor?”

Ai shtoi se, që kur ka marrë detyrën, Gaza nuk ishte ende e mposhtur, por sot “70% e Gazës është e neutralizuar”. Megjithatë, ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kundërshtojnë pushtimin e plotë të qytetit të Gazës, duke mbështetur në vend të kësaj një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*