Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  për një bashkim të mundshëm të Ksoovës me Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, Haradinaj deklaroi se çështja e bashkimit kombëtar është një projekt shekullor  dhe se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengsat burokrate.

Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm përmes veprime konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.

Do ishte mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.

Kutjojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci  gjatë një vizite në baskinë e Hasit në Shqipëri të shtunën, deklaroi se tha se shqiptarët në një të ardhme të afërt do të jetojnë në një shtet të përbashkët.

“Bashkëluftëtarë që po i shoh edhe nga kjo trevë e Shqipërisë, bashkëluftëtarë që jetojnë edhe sot në shtetin e Kosovës, bashkërisht do të jetojmë në liri, e bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë – Shqipëri”, theksoi presidenti kosovar të shtunën e 25 majit.

Afro një vit më parë gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin kosovar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama  hodhi idenë e një presidenti të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa në mbledhjen e dy qeverive në Pej, Kryeministri Rama foli për bashkimin e shqiptarëv në vitin 2025 në bashkimin Europian.

Këtë ide të fundit e ka përkrahur edhe Presidenti Meta ku në një intevistë për një program televiziv u shpreh se kjo ishte një ide e tij prej 3 dekadash.

Kjo është një bindje e imja që kur jam angazhuar në politikë. Pra u bënë gati tri dekada.” u shpreh presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*