Angela Merkel dukshëm po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Brenda një periudhe një-mujore, kancelarja gjermane është shfaqur në publik, në aktivitete të rëndësishme duke u dridhur në mënyrë të pazakontë.

Këtë herë, ajo merrte pjesë gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine, ndërsa episode të ngjashme ka patur edhe më 18 qershor dhe 27 qershor.

Reagon qeveria gjermane

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka komentuar gjendjen e Merkel, duke thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nën vëzhgim.

“Kancelarja ndihet mirë dhe bisedimet me kryeministrin finlandez po vazhdojnë ashtu siç është planifikuar”, tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/HlOrcgvgiRs” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*