Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, FNSH-së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit.

 

Deklarata e Policis.

Himarë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla

Vihen në pranga nga policia 3 shtetas.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, FNSH-së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit.

Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, Himarë ku pas kontrollit të ushtruar, poshtë sediljes së shoferit janë gjetur 39 qese të vogla farmaceutike, të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë, drejtuesin e mjetit, shtetasin V. P., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjet, O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*