Një ngjarje horror ka ndodhur në Pakistan, teksa një punëdhënës ka vrarë punonjësin e tij, një fëmijë 11 vjeç, për borxhin 1 euro. Ngjarja e tmerrshme ka bërë bujë të madhe në mediet botërore, të cilat raportojnë se fëmija punonte në një landfill.

Ai është rrahur për vdekje nga pronari i depos, i cili është arratisur menjëherë pas krimit. Djali është identifikuar si Badal Masih dhe merrej me mbledhjen e mbeturinave në landfill.

I mituri punonte gjatë pushimeve verore për të ndihmuar familjen e tij, prej ku merrte 0.28-0.56 euro në ditë.

Vogëlushi i kishte kërkuar pronarit të tij një borxh prej 1 euro për disa shpenzime të nevojshme familjare, por nuk kishte arritur t’ia kthente në kohë. Për këtë arsye, punëdhënësi e kishte qëlluar fëmijën me një shufër hekuri, duke i marrë jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*