Elseid Hysaj ishte pranë largimit nga Napoli në merkaton e verës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje me ekipet e interesuara për mbrojtësin.

Lojtarit i është bërë e ditur se nuk është në planet e trajnerit Ançeloti dhe, i duhet të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. Në drejtim të mbrojtësit ka pasur oferta nga disa klube, por nuk është arritur një marrëveshje për shkak të kërkesave të larta që ka klubi i tij.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se e ardhmja e Hysaj mund të jetë te Roma, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pas dëmtimit të Zapakostës.

Menaxheri i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, në një intervistë dhënë për “Radio Marte”, është shprehur ndër të tjera edhe në lidhje me të ardhmen e futbollistit të përfaqësueses së Shqipërisë, aktualisht pushim për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Torinos.

Shqiptari ndodhet pranë skadimit të kontratës me Napolin dhe ka ngjallur interesimin e shumë klubeve elitare, ndaj sipas menaxherit Mario Giuffredi: “Është mirë për të gjithë nëse nisim të mendojmë për merkaton. Nga ana fizike tashmë ka vetëm një problem në brinjë dhe do të rikuperohet në 15 ditë, për të rinisur të bëjë punën e tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*