Ashtu si vendet evropiane edhe Shqipëria është prekur nga temperaturat e larta. Vala e të nxehtit afrikan që mbizotëron në pjesën qendrore të Europës dhe  rajonin e Mesdheut  është prezente edhe në vendin tonë.

Untitled 17

Ditët në vijim priten të shënojnë edhe kulmin e temperaturave, ndërkohë që i nxehti afrikan do të zgjase deri në fundjave. Sipas meteoalb temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërkohë që të dielën pritet një rënie me 4 grade gradë celcius.

Në këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët në orarët 11.00 – 17.00. Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*