Është shtyrë për herë të tretë seanca gjyqësore për ish-ministrin e punëve të brendshme Saimir Tahiri. Shkak për këtë është bërë mungesa e fashikujve të Moisi Habilajt.

Pas seancës Saimir Tahiri u shpreh: Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca, edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar sesa kaq, nuk e di si mund të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll. Unë nuk e di si Prokuroria me të njëjtat letra kërkoi arrestimin tim, kjo është qesharake, unë nuk e di nëse kjo është e qëllimshme apo gabim njerëzor.

Nëse është e qëllimshme, kjo është e keqja më e vogël, unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua aq që ti vë një emër kësaj. Edhe pse ato prova ishin në favorin tim, unë heq dorë dhe nga ato, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

Një procedim penal që nisi me kërkesën për arrestimin tim, dhe tani letrat janë zhdukur, kjo është qesharak. Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të humbur në cepin e Shqipërisë, si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*