Ngjarja e ambasadave, e nisur më 2 korrik 1990, e vendosur në realitetin e kohës, mes një kombi të mbetur i fundit në Evropë, i mbetur për bukën e gojës për shkak të një sistemi politik që mbahej me dhunë, mes impaktit që sillnin zhvillimet demokratike në vendet e tjera të Lindjes Komuniste, ngjarjet në Kosovë, madje edhe mes një Kampionati Botëror të Futbollit, sportit më të dashur nga të gjithë. Në këtë këndvështrim i ka ndërtuar ngjarjet e fillimit të korrikut 1990, gazetari i njohur i ekranit Blendi Fevziu, në ditarin e tij, pjesë nga të cilat do të keni mundësinë të lexoni më poshtë.

1 KORRIK 1990
E DIEL Tirana është e qetë, e tulatur nga vapa dhe emocionet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Gjatë natës, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Busti i Stalinit përballë Akademisë së Shkencave është hequr dhe rreth piedestalit të mbetur bosh vërtiten shumë vetë. Xhiroja e bulevardit është zhvendosur në mbrëmje atje, sikur të gjithë, duan të sigurohen për lajmin surprizë. Pasdite, personeli i Ambasadës Gjermane hyn në godinën e re të porsapërfunduar në rrugën e Ambasadorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*