Insituti i Statistikave ka publikuar shifrat e transportit të mallrave dhe pasagjerëve gjatë muajit korrik dhe shtatëmujorit të parë. Sipas INSTAT,  importet janë rritur dhe eksportet kanë rënë gjatë shatatëmujotit të parë të 2019-ës. Sipas INSTAT, importet janë rritur dhe eksportet kanë rënë gjatë shatatëmujorit të parë të 2019-ës.Sipas shifrave,  eksportet gjatë shtatëmujorit të 2019 janë 180094 milionë lekë, kurse në vitin 2018 kanë qenë 184843 Kurse importet gjatë shatëmujorit të parë të 2019-ës janë 377209 milionë lekë dhe gjatë vitit 2018 kanë qenë 367734 milionë lekë.

Mallrat e  ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2019 janë 406 mijë ton, duke u rritur 25,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 Gjatë shtatëmujorit të parë volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara është 2,6 milionë ton, rritur me 15,6%  krahasuar me vitin 2018.

Mallrat e  transportuara me rrugë hekurudhore në muajin Korrik është 1,9 milionë ton-kilometër, duke u ulur me 2,9 % krahasuar me Korrik 2018.  Në shtatëmujorin 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 11,5 milionë ton-kilometër, duke u rritur me 12,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në muajin Korrik 2019, mallrat e transportuara në rrugë ajrore ishin 203 ton duke u rritur me 12,5 % në krahasim me Korrik 2018. Në shtatëmujorin 2019, me ajër janë transportuar 1.348 ton mallra duke u rritur 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.

Në Korrik 2019, vlera e mallrave të tregtuara eksport dhe import është 87 miliardë lekë dhe 52,7 % e tyre u transportua me det. Në shtatëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara eksport dhe import është 557 miliardë lekë dhe 52,4 % e tyre u transportua me det.Mallrat e eksportuara në det gjatë muajit korrik zënë 59,2 %, me rrugë 39,2 % dhe me ajër 1,3 %.

Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 7,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në shtatëmujorin e parë,  mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 39,1 % dhe me ajër 1,4 %. Në shtatëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 8,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Importet e mallrave në Korrik 2019, mallrat e importuara me det zënë 49,7 %, me rrugë 43,8 % dhe me ajër 3,2 %. Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2019 janë rritur me 4,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Në shtatëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 49,2 %, me rrugë 42,7 % dhe me ajër 3,1 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 2,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhes.

Numri i fluturimeve të kryera, në Korrik 2019 është 3.216 duke u rritur me 16,6 %, ndaj Korrik 2018. Në muajin Korrik 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,3 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin 2019 është 1.796.867 pasagjerë duke u rritur me 11,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Korrik 2019 është 232.975 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2018, ky tregues është ulur 0,3 %.  Në shtatëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 715.797 pasagjerë, duke u rritur me 5,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*