Paris Saint-Germain është gati për të shfrytëzuar situatën pasi Napoli po refuzon të paguajë 42 milionë euro për mesfushorin, James Rodriguez.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tha të premten se Reali duhet të bëjë sakrificë ashtu siç po bën klubi italian, duke kërkuar lojtarin vetëm në formë huazimi.

Por, ish-gruaja e James, Daniela Ospina, ka paralajmëruar Napolin se shitja e James varet vetëm nga Real Madrid dhe nëse nuk realizohet kërkesat, transferimi s’mund të ndodhë.

Ajo gjithashtu ka thënë se për kolumbianin interesohen 3-4 klube, duke konfirmuar kështu se thashethemet që e lidhin me PSG-në nuk janë në të vërtetë vetëm thashetheme.

“Nga ajo që unë di, janë 3-4 klube që e duan atë”, tha Daniela Ospina – ish-gruaja e James Rodriguez për Radion Caracol.

“Shpesh, fatkeqësisht, transferimet nuk varen te lojtarët. Lojtari mund të tregojë dëshirën e tij, por pastaj duhet të respektohen çështjet ekonomike”.

“Negociatat me Realin nuk janë të lehta, sepse ata duan shumë para me pagesë të menjëhershme”, shtoi ajo, teka thotë se pavarësisht dëshirës së lojtarit, zgjidhja përfundimtare në fund do të bëhet në bazë të kushteve ekonomike, cili ekip do të ofrojë më shumë para

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*