Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, u bë fillimisht e famshme për shkak të një videoje sherri në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh dhunonin një adoleshente. E pranishme në grupin e sherrit ishte Trejsi Sejdini, e cila tregoi publikisht në “Top Show” se i vinte turp nga vetja kur shihte atë video, duke thënë se kishte qenë në moshë të vogël asokohe.

Mirëpo, e njëjta skenë u përsërit sërish në njërin prej club-eve të qytetit të Tiranës, ku Trejsi u shfaq duke qëlluar me shishe në nerva e sipër.

Kjo ishte hera e dytë që miss-i përfshihej në një sherr publik dhe duket se s’ka ndërmend të ndalet me kaq. Në një video ekskluzive për “Iconstyle”, Trejsi shfaqet duke u përfshirë në një sherr të dhunshëm në njërin prej club-eve të Sarandës.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe siç mund ta shihni në video, 19-vjeçarja dhe mikesha e saj, të veshura njësoj, janë përleshur me një vajzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*