Historia vazhdon
Nga Ergys Alushi
Ky objekt i rrënuar ndodhet përballë ishullit të Manastirit, vetëm disa metra larg hyrjes së urës së drunjtë që të çon në ishull.
Dikur ka sherbyer si vendtakimi midis të internuarëve në ishull dhe familjarëve të tyre.
Në vitet 50-60-të, në ishull kanë qenë të internuar ish funksionarë të lartë të rregjimit komunist, ministra, deputet, gjeneral e të tjerë.
Ndër ta dallojnë Kasëm Trebeshina, Maqo Çomo, Gjim Marku, Zef Malaj, Pëllumb Dishnicën, Bardhyl Dishnica dhe emra të tjerë.
Mbaheshin të izoluar për shkak të “rrezikshmërisë së lartë shoqërore”.
Në hyrje të ishullit duhet të ketë një pllakatë perkujtimore për sakrificat e atyre njerëzve që u persekutuan, burgosën, u ndanë nga familjet, vdiqën pa varr!
Sepse, ishulli i Manastirit nuk është vetëm i bukur, por dikur ka qenë një “bukuri që vret”!




