Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është përzgjedhur si një nga nga nëntë finalistët e çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt. Në letërsi ky çmim konsiderohet si nobeli i Amerikës.

Nominimi i tij për këtë çmim u publikua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ku e uronin shkrimtarin e njohur.

Fituesi i këtij çmimi pritet të shpallet më 16 tetor tetor 2019 në Festën e Neustadt Litit.

Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet  nga Universiteti i Oklahomës.

Disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Giuseppe Ungaretti etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*