Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar në Firence të Italisë.
Gjatë operacionit janë shkatërruar gati 280 kg drogë, mes tyre 6 kg kokainë e 275 kg marijuanë.
Baza e magazinimit të kokainës ishte në Firenze ku shitej me shumicë. Ndërsa marijuana trafikohej përmes detit nga Shqipëria në Itali e më pas shpërndahej në qytete te ndryshme italiane.
Operacioni u përshëndet dhe nga ministri i Brendshëm, Mateo Salvini.
“Mirenjohës forcave të policisë dhe autoriteteve. Falë tyre dita nis me një pastrim të mirë”.
Flitet për 10 te arrestuar dhe operacioni u ndërmor ne Firenze, Roma, Milano Siena, Prato, Parma e Varese.




