Bosnje-Hercegovina ka qenë kundërshtari i radhës që ka pësuar disfatë përballë Italisë. Axurrët e Mancini-t nuk kanë falur as në ndeshjen e katërt të Grupit J për eliminatoret e Europianit duke fituar me shifrat 2-1 dhe duke vijuar si kryesuese me pikë të plota.

Në “Allianz Stadium” të Torino-s miqtë nga Bosnja morën epërsinë të parët falë një njohësi të mirë të Italisë si ‘bomberi’ Edin Dzeko. Pjesa e parë u mbyll me golin e 32-vjeçarit, ndërsa pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë Insignë baraspeshoi shifrat me një gol mahnitës në hyrje të zonës. Ndërkohë përmbysja do të vinte 5 minuta nga fundi me Verrati-n që brenda zonës la të palëvizur portierin.

Në fund vjen fitorja e katërt në grup që e mban Italinë të parën me 12 pikë, e ndjekur nga Finalda me 9 pikë që mbrëmë mposhti 0-2 Litenshtejnin.

Në Grupin C Gjermania është treguar e pamëshirshme pasi ka ‘shpërtalluar’ 8-0 Estoninë. Në këtë ndeshje për ‘panzerat’ shkëlqeu Reus dhe Gnabry, të cilët realizuan ‘dopietë’, ndërsa Goretzka, Gundogan, Ëerner dhe Sane gjetën nga një herë rrugën e rrjetës. Me këtë fitore pas 3 ndeshjesh Gjermania ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë, 3 më pak se Irlanda e Veriut që ka një ndeshje më shumë.

Ndërkohë pas ndeshjeve të qershorit përveç Gjermanisë dhe Italisë me pikë të plota janë edhe Polonia me Spanjën, të cilat në ndeshjet e fundit kanë mposhtur respektivisht 4-0 Izrealin dhe ‘La Roha’ 3-0 Suedinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*