Nga Ergys Alushi

Historitë për tekat e udhëheqësve komunistë ishin të shumta dhe në shumë raste tregoheshin edhe si barcaleta, që kishin të vërteta brenda tyre.
Kështu, ndodhte kur tregohej për qejfin e madh që kishin udhëheqësit për të gjuajtur peshk në detin e Vlorës.
Ja çfarë shkruhej në gazetën “Zëri I Vlorës”, në qershor të
vitit 1991:
“Ca thoshnin se Pali Miska të thante, të tjerë mburrnin Hekuran Isain. Kusuret i hiqnin peshkatarët që gdhinin gjithë natën në dispozicion të udhëheqësve duke buzëqeshur, kur nuk u qeshej e duke qëndruar më këmbë, kur duhej të uleshin…
Ti shikoje si loznin pas peshkut udhëheqësit…
Nuk përshkruhet gëzimi kur Hekuran Isai zuri një goxha peshk në Dhërmi, nga hëngrën ushtarë e peshkatarë. Veç thelat më të mëdha mbërritën në vilat e Vlorës ku dergjeshin nën diell kolegët e tij politikanë…”.
Historia vazhdon…




