Fillimisht llogaritet qiraja e përgjithshme vjetore për të gjithë objektin, duke shumëzuar me 3% koston totale që ka dalë nga llogaritjet e para. Më pas llogaritet përqindja që zë sipërfaqja e çdo apartamenti ndaj sipërfaqes totale të ndërtimit. Përqindja, që rezulton nga ky veprim, shumëzohet me vlerën e përgjithshme vjetore të qirasë, siç u llogarit më sipër. Vlera, që rezulton nga veprimi, pjesëtohet me numrin 12. Banesat e blera Për banesat sociale që blihen në treg, masa e qirasë llogaritet në bazë të vlerës së blerjes së banesës në treg.

Në këtë vlerë përfshihen vlera e investimit për blerjen e banesës; shpenzimet për riparime; kostoja për regjistrimin e pronës; taksat dhe tarifat e aplikueshme; çdo shpenzim tjetër i paparashikuar. Në rastin kur në katet e para të objektit të ndërtuar janë parashikuar mjedise shërbimi, qiraja e tyre, në varësi të destinacionit, mund të përcaktohet sipas nivelit të qirave të objekteve të ngjashme në treg. Për çdo objekt të ri që ndërtohet, adaptohet ose blihet në treg, masa e qirasë llogaritet vetëm një herë dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
- Ky nivel qiraje përdoret deri në fund të muajit janar të vitit pasardhës. Çdo vit, niveli i qirasë së miratuar nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore shumëzohet me indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ky vendim shfuqizon atë të datës 24.2.2010, të Këshillit të Ministrave “Për metodikën e llogaritjes së masës së qirasë, kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive apo nga kombinimi i të dyjave” dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.





