“Paloma” e ‘Fiks Fare’ ka folur për problemet më bashkëshortin.

“Ai ka punën e tillë se është producent, i duhet të rrijë edhe me ditë të tëra pa ardhur në shtëpi, por kjo gjë tashmë më është bërë rutinë, nuk e kam problem. Kemi probleme të tjera, gatimi, punët… Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë. Unë nuk e kuptoj si mund të hajë njeriu gjellë në darkë. Problemi është se është i huaj dhe recetat e tyre janë të çuditshme. Si mund të gatuaj unë një supë me sallam përshembull? Është rumun. Nuk kemi problemet e tolerancave xhelozive por kemi problemet më të paqena për një çift”, tha Rudina Demneri e cila ka dhe një vajzë me bashkëshortin e saj rumun.

33 vjeçarja prej disa vitesh është krah DJ rumun Alandi i cili jeton tashmë në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*