Moshapja e negociatave për të gjashtin vit radhazi, me Edi Ramën në krye të qeverisë, ka shkaktuar lodhje dhe humbje durimi te qytetarët dhe jo vetëm.

Kreshnik Spahiu në një lidhje me emisionin Open i ka bërë një thirrje ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj që të dorëhiqej duke pranuar përgjegjësitë e dështimin.

“Kur të gjithë e sulmonin, unë i kam bërë një letër publike presidentit Meta ku me pika i kam kërkuar Metës të dekretojë Gent Cakaj. Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqejn.

Të japë dorëheqejn live tani në studio. Genti jep dorqëheqjen. Ti do të kthehesh përsëri në politikë. Kjo të shërben ty dhe shqiptarëve. Gent jap dorëheqjen tani live në studio. Thuaj dorëhiqem”– i kërkoi Spahiu, ministrit Cakaj.

Në siklet të madh Cakaj tha se kishte qenë i qartë në komunikimiet e tij publike dhe asnjëherë nuk e kishte  marrë përsipër hapjen e negociatave. “Negociatat nuk hapen për arsye të politikave të brendshme të BE-së”, u shpreh Cakaj, duke këmbëngulur se ai nuk kishte artikuluar asnjë datë për hapjen e tyre.

Ndërkohë që analisti Andi Bushati që ishte në studio u shpreh se dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama, pasi ligjërisht ai është ministër i jashtëm, dhe jo vetëm kaq, por ka 6 vite që iu thotë shqiptarëve që negociatat janë hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*