Marrëveshja mes Juventusit dhe Manchester City-t për mbrojtësin e Joao Cancelo është shumë pranë.

Ka javë të tëra që përflitet për interesin që Cizizens kanë për portugezin dhe pasi negociatat u ndalën për një periudhë, një javë përpara se të mbyllet merkato në Angli, ato kanë rinisur.

Oferta e fundit e City-t është 30 milionë euro plus brazilianin Danilo, ndërkohë që Juve nuk është akoma e kënaqur, por bisedimet janë në rrugën e duhur.

Danilo është pranë marrëveshjes për sa i përket kontratës që do të firmosë me klubin bardhezi, nëse kjo arrihet, atëherë shkëmbimi mund të quhet i mbaruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*