Zyrtarizimi i Matthjis se Ligt te Juventus është çështje ditësh. Në këtë përfundim kanë arritur mediat italiane të cilat kanë zbuluar se marrëveshja mes futbollistit dhe ‘zonjës së vjetër’ është arritur 7 muaj më parë, teksa 19-vjeçari ndodhej në Itali për të tërhequr çmimin e ‘Golden Boy’ ose ‘Djaloshit të Artë’.

Paratici dhe Nedved kanë bindur lojtarin, ndërsa presidenti Agnelli ka menduar për të atin e De Ligt. Paga ka qenë një tjetër detaj që ka bërë de Ligt të vendosë për Juventusin. Në Torino futbollisti do të përfitojë 10 fishin e asaj që merrte te Ajax, 12 mln euro në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*