Juventusi ka fituar me përmbysje ndaj Brescias. Brescia e nisi shumë mirë ndeshjen me një gol të Alfredo Donnarumma, që shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës. Juventusi kishte disa raste, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë.

Jhon Chancellor shënoi në portën e tij për 1-1 pas një harkimi të Paolo Dybalas nga goditja e këndit. Pjesa e dytë nisi me Juven që kërkonte fitoren.

Në minutën e 63-të Miralem Pjanic shënoi golin që rezultoi të ishte ai i fitores. Juventusi kishte edhe disa raste sidomos me Dybalan dhe Higuainin, por pa e ndryshuar rezultatin. Zonja këtë ndeshje e zhvilloi pa Cristiano Ronaldon që kishte pësuar dëmtim.

Juventusi tani ka 13 pikë dhe kryeson, por Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*