Nga Agron Brataj

Çfarë po ndodh me Drejtorinë e Kadastrës në Vlorë?
Më shumë se 20 kandidatë ishin në listë për të marrë drejtimin e Drejtorisë së Kadastrës në Vlorë, një institucion që tradicionalisht ka qenë në qendër të vëmendjes dhe polemikave.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, deputetët fitues filluan të ndajnë pozicionet drejtuese sipas preferencave të tyre, duke nisur edhe premtime ndaj mbështetësve të tyre.

Megjithatë, ndryshe nga ç’pritej, të gjithë kandidatët për këtë post u tërhoqën në heshtje, pa dhënë asnjë koment publik,por vetem duke nxitur thashetheme dhe spekulime në media.

Burime të brendshme raportojnë se Kryeministri ka qenë i qartë në qëndrimin e tij  kushdo që abuzon me detyrën në Kadastra, përballet me pasoja ligjore të rënda dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë, pavarësisht nga mbështetja politike që mund të ketë.

Në Drejtorinë e Kadastrës në Vlorë ka nisur një proces “pastrimi” nga elementët që për vite me radhë kanë abuzuar me pushtetin, të cilët në zonë njiheshin si “senatorët e gjobave”.

Por është e rëndësishme të kuptohet se Kadastra nuk përfaqësohet vetëm nga një grusht individësh problematikë. Shumë punonjës punojnë me përkushtim çdo ditë  nën presion, shpesh të padrejtë, duke i shërbyer qytetarëve me orare të zgjatura dhe pa përfitime shtesë.

Janë nëna që lënë fëmijët në çerdhe, janë të rinj që qëndrojnë pas orarit për të përfunduar aplikimet në e-Albania, ndërkohë që praktikat vonohen vetëm sepse mungon firma e një “senatori”.

Me ndryshimet e fundit, ka shpresë që kjo situatë të përmirësohet. Ata që janë larguar po përpiqen të rikthehen përmes presioneve politike, por ndikimi i tyre nuk ka më peshën që kishte dikur.

Të gjithë shpresojmë që ndryshimi ka nisur dhe do të vazhdojë. Drejtësia dhe shërbimi ndaj qytetarit duhet të jenë në qendër të çdo institucioni publik  dhe Kadastra e Vlorës nuk mund të jetë përjashtim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*