Silva nga Krasta është vetëm 12 vjeç por ka halle dhe probleme të mëdha mbi supe.

Shqiptarët për shqiptarët kanë publikuar historinë e familjes së Silvës e cila me lot në sy shprehet se çdo ditë jeton me frikën se babi i saj mund të vdesë.

Familja prej 6 anëtarësh jeton në një barakë në kushte të vështira.

Babai i dy fëmijëve i është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të kurohet.

‘Babin e kam të sëmurë, kam frikë se vdes babai. Nuk di çfarë të bëjmë? Është sëmurë por nuk ka para të shërohet. Babi qan, nuk do që të qaj për atë. Më thotë jam mirë, por nuk është, mami qan fshehurazi. Nuk do ta shikojmë duke qarë. Kemi një vit këtu. Pastaj nuk kishim mundësinë të paguanim qiranë, ne u futëm në çadër, këtu jetojmë me frikë sidomos kur fle natën, bëhëm keq nuk kemi ku të jetojmë në çadër se është ftohtë. Gjithë mërzitje jemi ne. Shkollën po e bëjmë me këto kushte, rri vetëm në shkollë, as rroba nuk kam.

Rri vetëm në klasë, dalin shokët, hanë unë rri në klasë, unë s’kam asgjë, jam mërzitur shumë, nuk di çfarë të bëj. Doja një jetë tjetër, por ja besoj tek Zoti. Dua të behëm mësuese matematike por nuk kam mundësi të bëhem, duhen librat të gjitha, na ndihmoni të lutëm , për ne pak është shumë, doja një shtëpi ku të jetoja edhe të shërohej babi se nuk e shikoj dot ashtu” thotë duke lotuar vogëlushja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*