Partia Demokratike ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili më herët për të hedhur poshtë akuzat e selisë blu se nuk shkon në Itali sepse është i dënuar për drogë dhe vjedhje dhe vjedhje në shtetin fqinjë, do të shprehej se “kishte udhëtuar disa herë drejtë Italisë dhe kjo ishte lehtësisht e verifikueshme.”

Përmes një deklarate për mediat ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë Demokratike për Shkodrën, Izmira Ulqinaku tha se Pjetri po mashtron shkodranët duke harruar se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS.

Ajo madje ka bërë publike edhe të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS, të cilat tregojnë se Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë prej vitit 2002.

Kujtojmë se, më herët Valdrin Pjetri deklaroi se nuk ka asnjë problem me drejtësinë dhe se po pret i qetë verifikimet e prokurorisë në bazë të ligjit të Dekriminalizimit.

Deklarata e plotë:

“Partia Demokratike disponon dhe bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Pra Vladrin Pjetri është kapur sot në një gënjeshtër të trashë, duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës”.

Më tej ajo i drejtoi këto pyetje, z. Pjetri:

1. Pse i ndërpreve studimet në Itali, ku qendrove vetëm një vit?
2. Pse gënjen kur thua se ke shkuar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur në Itali në periudhën 2002- 2010?
3. A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?
4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshirë bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

“Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.

Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, perfaqesuesin e klanit kriminal te Rilindjes ne Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të Dekriminalizimit.

Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe kriminelë të tjerë”, u shpreh Ulqinaku nga selia e PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*