Armando Subashi kandidon i vetëm në këto zgjedhje për bashkinë e Fierit e megjithatë para kamerave tha se qytetarët mund të zgjedhin “atë që iu do zemra”.

Pas procesit të votimit, i pyetur nga gazetarët nëse i trembet akteve të dhunës, Subashi tha se nuk do ndodhë një gjë e tillë pasi ka një “uragan votuesish” që presin të hedhin votën e tyre në kuti.

“Ju e shihni edhe vetë rradhën”, tha optimist Subashi.

“Ka një fluks të konsiderueshëm njerëzish që në orët e para të mëngjesit. Situata është e qetë, procesi do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një thirrje, për qytetarët të dalin të votojnë për atë që iu do zemra”, u shpreh më tej kryebashkiaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*