Një gomone me 1.5 ton kanabis është bllokuar mbrëmjen e kaluar në Salento, ndërsa janë arrestuar dy trafikantët shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga brigjet shqiptare, ndërsa ndjekja në det deri në bllokimin e gomones vijoi për disa orë.

Pasi  Guardia di Finanza e pikasën në det  filluan ndjekjen, ndërsa trafikantët në tentativë për t’u larguar hodhën një pjesë të ngarkesës në ujë, por nuk arritën që të shpëtonin pavarësisht se gomonia që kishin në përdorim ishte e gjatë 10 metra dhe me dy motorë të fuqishëm.

Pas arrestimit të shqiptarëve rezultoi se gjithsej ishin 71 pako me kanabis me peshë 1.5 ton me vlerë 15 milionë euro nëse do të shitej në treg. Policia italiane kanë thelluar bashkëpunimin me autoritetet shqiptare  për të luftuar dhe goditur cdo tentativë trafiku nga brigjet shqipëtare drejt brigjeve Italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*