Nga Agron Brataj
Një protestues mbeti i plagosur kur situata u tensionua në hyrje të Parlamentit, në momentin që po hidheshin fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të policisë.
Mësohet se një protestuesi i shpërtheu kapsolla pranë këmbës duke e lënë të lënduar. Ai është transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit nga ku mësohet se bëhet fjalë për një 28 vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se personi i lënduar ka qenë aktiv duke hedhur kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve dhe për këtë arsye është arrestuar.
Ai po qëndron në spital nën mbikëqyrje edhe të forcave të policisë.
21:35 – I shpërthen kapsolla, plagoset 28-vjeçari
21:28 – Ndërsa situate vijon të jetë e tensionuar në hyrje të Parlamentit, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka përdorur makinat e ujit për të shpërndarë protestuesit. Po ashtu vijojnë thirrjet me megafon për ruajtjen e qetësisë.
21:22 – Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, flet për A2 CNN duke thënë se tensionet nuk mund të shmangen dhe njerëzit do qëndrojnë në protestë deri në fitore.
“Nuk mund të shmangen tensionet, njerëzit që dalin në rrugë janë të revoltuar. Duhet një zgjidhje politike dhe kjo fillon me largimin e Edi Ramën. Kaq kërkojmë dhe besojmë se është e ligjshme. PD është në rrugë deri në fitore bashkë me popullin”, tha Strazimiri.
21:14 – Sali Berisha: Protesta do të vazhdojë deri në fitore! Deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës.
21:00 – Plagoset një prej protestuesve në hyrje të Parlamentit, nga ku po hidheshin kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. I plagosuri u dërgua drejt ambulancës nga protestuesit e tjerë.
20:58 – Ministri Lleshaj: I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*