Dy ditë më parë Fjolla Morina publikoi këngën e saj më të re, dedikim për të dashuin që nuk jeton më.

“Si ta pranoj” titullohet kënga, në bashkëpunim me Valon Bytyçin. Fjolla në klip shfaqet e veshur komplet me të zeza dhë në një moment shkon tek varri i të dashurit.

Ndërkohë, lidhur me këtë, këngëtarja ka dhënë edhe një sqarim në rrjetet sociale. Ajo shprehet se me këtë këngë i këndon dhimbjes, që as koha nuk e shëron.

“Tek kjo kënge i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lekurën tende kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jeten dhe zemra kurr nuk ka për tu shëruar. Në këtë dhomë I kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse vetëm ajo është e pavdekeshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejne dikë që është larguar nga kjo jetë por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruaji njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendoseni ata ne driten më të mirë.? #sitapranoj?”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se rreth dy vite më parë, u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me Juxhin Dautin, personi që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.

Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe Ervin Dalipaj, ish shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 25 prill të vitit 2017, dhe duket se kënga ka ardhur pikërisht në këtë datë.

Ndërkohë, Fjolla asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e ish të dashurit, por në klip teksa shkon tek varri i tij, shfaqet vetëm emri, Juxhin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*