Një kontratë e veçantë për Gianluigi Buffon. Portieri italian është një hap larg kthimit në Juventus, pas një sezoni në Paris Saint-Germain dhe në marrëveshjen e re me klubin e Juventusit ai shtoi dy klauzola të veçanta.

Siç raportohet nga “Republika”, në kontratë që do të nënshkruhet nga Buffon do të duhet të luajë të paktën 8 ndeshje në kampionat, numër që do i garantojë tejkalimin e rekordin e pjesëmarrjes në Serie A, i cili mbahet nga Paolo Maldini.

Përveç kësaj do të ketë 2 ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve. Nga kjo marrëveshje, Buffon do të përfitojë një pagë prej 2 milionë euro për vetëm 10 prezenca me bardhezinjtë. Çmenduri, por për një portier me cilësitë e Buffon ia vlen.

Juventus’ goalkeeper Gianluigi Buffon celebrates at the end of the Italian Serie A football match between Juventus and Sassuolo on February 4, 2018 at the ‘Allianz Stadium’ in Turin. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*