Të gjithë atyre që do ju merret pasuria nga shteti, sidomos për rastet e aplikimit të ligjit Antimafia për pasuritë e marra nga krimi, apo edhe pasuri të tjera konfiskimesh), do të humbin pasurinë e tyre shumë shpejt, pa përfunduar procedurat ligjore të konfiskimit
Sot në komisionin e sigurisë kombëtare në Parlament, u diskutuan ndryshimet në projektligjin për sekuestrimin e pasurive, duke i dhënë të drejtë autoritetit shtetëror që të shesë pasuritë e konfiskuara në momentin e sekuestruar, duke mundësuar kështu shitjen në vlerën e tyre reale dhe lehtësimin e agjencisë që I menaxhon për të mos harxhuar para nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e tyre.
Propozimi për shitjen e menjëhershme të këtyre aseteve, duke përfshirë autovetura, paisje teknologjike dhe IT, apo gjë e gjallë, vlerë që do të humbte fare nëse këto pasuri do të mbaheshin deri në fund të afateve proceduriale gjyqësore, është propozuar nga ekspertët ndërkombëtare me të cilët është konsultuar qeveria.
Kjo, sipas ligjvënësit, do të shmangë përfundimisht amortizimin e pasurive të konfeskuara, por edhe mundësinë për rryshfet që jepet për ta shitur atë nën vlerën reale.
Më pas, vlera e shitjes, do të ruhet në një llogari bankare të vecantë. Në rast të heqjes së masës së sekuestros, pronari i ligjshëm, nuk do të marrë pronën që kishte, por paratë e ekuivalentuara për atë prone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*