Nga Agron Brataj

Ditët e fundit, pas deklaratave publike të dhëna nga Kryeinspektorja e Përgjithshme e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, lidhur me procedurat e nisura për konfiskimin e disa objekteve ndërtimore në Vlorë, është ngritur shqetësimi nëse një ndërtim mund t’i kalojë shtetit vetëm me një vendim administrativ. Ky artikull synon të sqarojë bazën ligjore, procedurat e detyrueshme dhe të drejtën e pronësisë në rastet e konfiskimit të pallateve apo objekteve të tjera ndërtimore.

1. Çfarë është konfiskimi në kuptimin ligjor?

Konfiskimi është një marrje me detyrim e pronësisë së një objekti nga shteti, kur:

Objekti është ndërtuar në shkelje të rëndë të ligjit (pa leje, mbi leje, jashtë kushteve të lejes ndërtimore);Subjekti nuk ka zbatuar masat administrative të dhëna nga autoritetet përkatëse;Ose objekti paraqet rrezik për sigurinë publike ose cenon interesin publik.

Konfiskimi nuk është një masë administrative si gjoba apo pezullimi i punimeve, por përbën një ndryshim të statusit të pronësisë, dhe si i tillë duhet të vendoset me vendim gjykate.

2. Cila është baza ligjore për konfiskimin?

Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (i ndryshuar)

Nenet 75 dhe 76 parashikojnë që në rast të shkeljeve të lejes ndërtimore, objektet mund të konfiskohen në favor të shtetit, por vetëm pas ndjekjes së procedurës ligjore dhe vendimit gjyqësor.

IKMT ka të drejtë të konstatojë shkeljet, të vendosë gjoba ose të urdhërojë pezullimin/prishjen, por nuk ka të drejtë të kalojë pronësinë e objektit te shteti në mënyrë të njëanshme.

Ligji nr. 9780/2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”

Ky ligj përcakton masat administrative që mund të marrë IKMT, si gjoba, pezullime dhe urdhra për prishje. Por nuk e parashikon konfiskimin si një kompetencë direkte të këtij institucioni pa vendim gjyqësor.

Kodi i Procedurave Administrative

Vendimet që prekin të drejtat themelore, si ajo e pronësisë, nuk mund të merren vetëm me vendim administrativ. Konfiskimi, si ndryshim pronësie, kërkon domosdoshmërisht një proces të rregullt ligjor në gjykatë.

3. A mund ta konfiskojë një objekt IKMT vetëm me një vendim të vetin?

Jo.
IKMT nuk ka kompetencë të kalojë pronësinë e një ndërtese në favor të shtetit pa vendim gjykate. Ajo mund të:

Verifikojë shkeljen ndërtimore, Vendosë masa administrative (pezullim, gjoba, urdhra për prishje);Nisi procedurën për konfiskim duke depozituar kërkesën në gjykatë.

Vendimi përfundimtar për kalimin e pronësisë në favor të shtetit i takon Gjykatës, dhe duhet të jetë me formë të prerë.

4. Rasti konkret në Vlorë, çfarë mund të ketë ndodhur?

Në rastin e Vlorës, pas deklaratës së znj. Dallëndyshe Bici, mund të kemi të bëjmë me:Një urdhër pezullimi të punimeve ndërtimore;Nisje të një procedure administrative për verifikim shkeljesh, Një deklaratë publike me karakter institucional, por jo me efekt juridik për kalimin e menjëhershëm të pronësisë.Pa një vendim gjyqësor, asnjë objekt nuk mund t’i kalojë shtetit nëpërmjet konfiskimit.

5. Çfarë ndodh me pronarët e truallit?

Në rastet kur ndërtesa ndërtohet në truall privat, konfiskimi i ndërtesës nuk përfshin automatikisht truallin. Kështu, prona ndahet në mënyrë artificiale:

Trualli mbetet në pronësi private;Ndërtesa mbi të kalon në pronësi shtetërore.Kjo krijon një situatë juridike të paqartë dhe problematike, ku. As shteti nuk ka të drejtën e plotë për të zhvilluar pronën,

As pronari nuk mund ta shfrytëzojë truallin, duke humbur vlerën dhe të drejtën efektive të përdorimit të pronës së vet.

6. A ka të drejtë kompensimi pronari i truallit?

Ligji nuk parashikon automatikisht kompensim për pronarët e truallit në rastet e konfiskimit të ndërtesës për shkelje ndërtimore, përveç nëse. Ata nuk janë pjesë e shkeljes (pra nuk janë ndërtues, bashkë-investitorë apo përfitues), Ose shteti vendos ta marrë pronën për interes publik përmes procedurës së shpronësimit.

Në të kundërt, pronari duhet të ndjekë rrugën gjyqësore për, Të kërkuar kompensim për mos-përdorimin e pronës,

Të kërkuar kthimin e objektit nëse konfiskimi është i paligjshëm, Ose të negociojë me shtetin për zgjidhje alternative.

Konfiskimi i një objekti ndërtimi është një masë e rëndë që prek një të drejtë themelore siç është ajo e pronësisë, dhe për këtë arsye nuk mund të vendoset vetëm me një urdhër administrativ. Rasti i Vlorës duhet të ndiqet në përputhje me procedurën ligjore, përndryshe krijohet një precedent i rrezikshëm për të drejtën e pronës në vend.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*