Gjiknuri tha se shqiptarët e dinë mirë kush vjedh vota e kush dëshiron të kthejë 97-tën. Ndaj vota në 30 Qershor është ndëshkim për ata që duan të krijojnë precedent e pengojnë zgjedhjet.
“Duan ta përmbysin pushtetin me dhunë. Kjo do të thotë që të gjitha punët që ne kemi nisur për vlorën ti lëmë përgjysëm kur të vij në pushtet Lulzim Basha me Monikën, se ata janë . Në fitojmë se jemi më të mirët, ne jemi më të zotët, ne jemi ata që mbajmë premtimet. Forca e pushtetit qëndron te vota dhe nuk ka shans ta tjetërsosh votën e popullit. Le të thotë ndonjëri që ne kemi blerë zgjedhjet në vlorë. Le të dalë dikush, e të thotë po mo i keni blerë zgjedhjet. Shqiptaret e dinë mirë kush vjedh vota.Kush qenë ata që vranë. Kush janë ata që duan të kthejnë 97. Kush qenë ata që vodhën gjithçka. Vota juaj në 30 qershor është për vazhdimësinë. Vote për të thënë se ata që do të tentojnë qoftë parti politike qoftë president, të cilat duan të bojkotojnë zgjedhjet apo duan të themelojnë precedente që po dogja mandatet nuk do ketë zgjedhje të ndërshkohen njëherë e mirë”
Kandidati, Dritan Leli tha se gjatë këtij mandati u investua në qendra shendetësore e rrugë.
“4 vite më parë të gjitha rrugët e Vlorës ishin si rruga e Beshishtit, ndaj rruga e Beshishtit këto katër vite do të jetë një e shkuar. Ne rikonstruktuam qëndrën shëndetësore e fshatit ishte në gjendje të mjerueshme. Rikonstruktuam edhe njësinë administrative gjatë mandatit të parë”
Kandidati Dritan Leli kërkoi votëbesim për të vijuar projektet dhe investuare shumë në zonë.
“Gjatë mandatit të ardhshëm do të rikonstruktojmë qendrën e llakatundit, rrugën e qendrës. Për të vijuar me rrugët e Beshishtit, Mekatit, Drithasit etj.Që në katër vitet që vijnë ti ndryshojmë faqen gjithë komunës Shushicë , gjithë qendrave të fshatrave. Me fonde të bashkisë së Vlorës do të përmirësojmë jetesën e komunitetit rom në zonë në të gjithë territorin e bashkisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*