Rriten sërish tensionet në Paqësor, pas testimit nga ana e Phenianit, të dy raketa me rreze të shkurtër të cilat goditën qiellin në orën 5.34 dhe 5.57 me  orën lokale.

Raketat pasi përshkuan një distance prej 430 kilometrash, përfunduan në Detin e Japonisë.

Reagimi japonez nuk ka vonuar të vijë por gjithsesi ka qënë i kujdesshëm.

Sekretari i Shtetit, Yoshihide Suga, raportoi se qeveria nuk ka dëshmi se nisja e raketave paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe se sigurisht ato nuk kanë arritur në territorin japonez apo në zonën ekonomike ekskluzive.

Koreja e Jugut, nga ana e saj, flet për një kërcënim ushtarak, ndërsa së bashku me forcat e armatosura amerikane po analizon rrugën e fluturimit të dy raketave.

Testi i ri i raketave mund të komplikojë përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*