Nga Agron brataj

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit për përfaqësueset kombëtare për muajin korrik, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm.

Pas dy fitoreve bindëse në ndeshjet miqësore të zhvilluara në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” – fillimisht ndaj Armenisë (5-2) dhe më pas kundër Komoreve (4-2)  “Dardanët” janë ngjitur për dy pozita në renditje. Kosova tani mban vendin e 95-të, që është pozita më e lartë në historinë e saj,

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie të lehtë në renditjen globale. Barazimet pa gola ndaj Serbisë dhe 1-1 me Letoninë nuk mjaftuan për të ruajtur pozicionin e mëparshëm. “Kuqezinjtë” kanë humbur dy pozita dhe aktualisht renditen në vendin e 68-të në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*